Çfarë janë thonjtë press-on?
Thonjtë press-on janë thonj artificialë të gatshëm për t’u vendosur, që ngjiten lehtësisht mbi thonjtë natyral duke përdorur ngjitës ose një shtresë vetëngjitëse. Ato janë të dizajnuar për të ofruar një pamje të pastër dhe profesionale, pa pasur nevojë për të shkuar në sallon apo për përdorimin e pajisjeve të specializuara.
Vendosja e tyre zgjat vetëm pak minuta, dhe rezultati është një manikyr i rregullt dhe estetik, i përshtatshëm për çdo rast – nga përditshmëria deri tek eventet e veçanta.
Si të vendosni thonjtë Press-On nga Flutur Cosmetics
- Shtyni me kujdes kutikulat (lëkurën rreth thoit) duke përdorur shkopin prej druri që ndodhet në kuti.
- Formoni dhe pastroni thonjtë me limën me dy anë për një sipërfaqe sa më të lëmuar.
- Përdorni pecetën me alkool për të pastruar thonjtë nga yndyra dhe papastërtitë.
Zgjedhja e madhësisë së duhur
Për një pamje sa më natyrale dhe komode, është shumë e rëndësishme të zgjedhësh madhësinë e duhur për çdo thua.
🔸 Brenda kutisë ke 30 thonj, në 15 madhësi të ndryshme – nga më të vegjlit te më të mëdhenjtë.
🔸 Zgjidh nga dy thonj identikë për çdo gisht, duke provuar secilin mbi thonjtë natyralë.
🔸 Thoi artificial duhet të përshtatet saktë me gjerësinë e thoit tënd, pa dalë jashtë buzës së tij.
🔸 Nëse je mes dy madhësive, zgjidh gjithmonë madhësinë më të vogël për një rezultat më natyral.
Dy mënyra ngjitjeje – zgjidh sipas dëshirës
Mënyra 1: Me fletë ngjitëse (për vendosje të përkohshme)
Zgjedh fletën ngjitëse që përshtatet me madhësinë e thoit.
Hiq mbështjellësin dhe vendose fletën mbi thoin natyral.
Vendos thoin artificial mbi të dhe shtyp fort për 15–30 sekonda.
Zgjat 3 deri në 7 ditë
E përshtatshme për raste të veçanta ose për përdorim afatshkurtër.
Mënyra 2: Me ngjitës të lëngshëm (për qëndrueshmëri të gjatë)
Vendos një pikë ngjitës në thoin natyral dhe një tjetër në thoin artificial.
Vendosi dhe shtypi fort për 30–60 sekonda, pa lëvizur.
Mos i lani duart për të paktën një orë pas aplikimit.
Zgjat deri në 3–4 javë
Ideale për përdorim të përditshëm dhe qëndrueshmëri afatgjatë.
Pse të zgjedhësh thonjtë press-on nga FLUTUR?
Te Flutur, ne besojmë se çdo grua meriton të ndihet e bukur dhe e sigurt – pa humbur kohë apo bërë kompromise në cilësi. Prandaj kemi krijuar një koleksion të veçantë të thonjve press-on, të cilët kombinojnë stilin, komoditetin dhe qëndrueshmërinë.
Çdo set ynë është i dizajnuar me kujdes për t’iu përshtatur çdo forme thoi, me përfundime profesionale dhe dizajne që ndjekin trendet më të fundit të bukurisë. Nga nuanca klasike “nude” deri te modelet më të guximshme dhe me detaje të veçanta – kemi diçka për çdo shije dhe rast.
Zgjidhje e zgjuar për gra moderne
Në një botë ku koha është gjithmonë në lëvizje, thonjtë press-on janë një zgjidhje moderne për një pamje të kuruar, pa stres dhe pa kosto të larta. Me koleksionin nga Flutur, ti ke mundësinë të ndihesh elegante, e sigurt dhe e veçantë – sa herë që dëshiron.
Zgjidh stilin tënd, vendosi në minuta dhe shkëlqe me thonjtë press-on nga Flutur!